Nga kontrolli i një ngarkesë me 20.4 ton lëngje frutash, nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri nga “ALFA sha”, u konstatua se produktet nuk përmbushnin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore për jetëgjatësinë: produkteve i’u kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë. Për këtë arsye, AKU ndaloi hyrjen e mallrave në Shqipëri dhe urdhëroi kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës.
Nga kontrolli mbi një ngarkesë me 2.7 ton “Kripë Himalaje”nisur nga Maqedonia me qëllim tregtimin në Shqipëri nga subjekti “Lindi AL”, për t’u përdorur për konsum human, u kontrollua për jodin dhe u konstatua se produkti kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues:
nuk kishte raport-analizë të vlefshme për nivelin e jodit si dhe etiketa nuk përcakton saktësisht përmbajtjen e jodit.
Për rrjedhojë, AKU ndaloi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe urdhëroi kthimin e saj në vendin e origjinës.