Ditën e sotme do të mbahet edicioni i 6 i Maratonës së Tiranës. Për mbarëvajtjen e eventit, me qëllim sigurinë e garuesve si dhe lehtësimin e trafikut, policia ka ndërmarrë një plan masash që ka çuar në bllokimin e disa rrugëve.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në akset e mëposhtme:
– Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi’, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën e Elbasanit, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zog I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjon Luli”, rruga e Durrësit, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura Taiwan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
2.1 .Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:
– Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga Elbasanit, rruga ”Luigj Gurakuqi”, rruga e Dibrës, rruga e Barrikadave, rruga “Mine Peza rruga e Kavajës nga Ura teknologjike deri te rruga “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”, kryqëzimin e rrugës së Elbasanit dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime te detyruara :përkatësisht djathtas dhe majtas.
– Në kryqëzimin e rrugës së Barrikadave me rrugën e Dibrës, drejtime te detyruara ne funksion të pezullimit të qarkullimit ne segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I”.
– Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.
– Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion te pezullimit te qarkullimit në segmentin e rrugës së Durrsit.
– Ne kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion te pezullimit te qarkullimit ne segmentin e rrugës së Kavajës.
– Ne rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frasheri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.
– Ne kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.
– Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime te detyruara ne funksion të pezullimit te qarkullimit ne segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje ne rrugën “Ibrahim Rugova”.
– Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frasheri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime te detyruara në funksion të pezullimit te qarkullimit ne segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje ne rrugën “Ibrahim Rugova”.
– Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim te detyruar ne funksion te pezullimit te qarkullimit ne segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
2.2. Itinerari i lëvizjes-së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
-Linja Nr. l/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e
Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 2 ‘Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi” Ëillson”.
– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te “21 Dhjetori” dhe tek Sheshi Karl Topia.
– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek Sheshi Karl Topia.
– Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te ura e rrugës se “Elbasanit”.
– Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia”.
– Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I”.
– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga “e Elbasanit” rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.
– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – “Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. I0/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.
– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharre” devijon te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
– Linja 12/B “5 Maji – Sharre” devijon nga “Zogu I” te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.
– Linja Nr. 14 Unaza pezullohet përkohësisht.
-Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël të vazhdojë drejt (prapa TOB).