Greva e kontrolloreve te trafikut ajror ka pez ulluar punen ne Rinas dhe ka sjelle anomali serioze ne tr afikun ajror.
Një avion pasagjerësh i ardhur nga Athina nuk ka mundur sot të ulet në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se avioni ka qëndruar 30 minuta në ajër në territorin shqiptar dhe më pas është detyruar të riktheht përsëri në Greqi, pasi puna në Aeroport është bll okuar sepse kontrollorët e AlbControl kanë bojkotuar punën dhe janë në protestë për pagat dhe kushtet e punës.
Në këto kushte, avioni i kompanisë greke “Aegean Airline” është kthyer sërish në Athinë.
Bllokohet aeroporti, avioni nga Athina qëndron 30 minuta në qiell mbi
Për 30 minuta avioni i nisur mëngjesin e sotëm nga ka kryer manovra në ajër duke tentuar uljen në pistën e Rinasit, por ka dështuar dhe është kthyer pas. Kontrollorët dhe punonjësit e tjetër të AlbControl kërkojnë rritje të pagës, pasi në prill 2020 ato janë ulur me 70%.
AlbControl është një kompani me kapital 100% shtetëror dhe në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Pritet që ministrja Balluku të jetë vetë sot në ambientet e AlbControl për të diskutuar për kërkesat e kontrollorëve dhe punonjësve të tjerë.
Kërkesat e kontrollorëve:
– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.
Kjo është hera e parë që ndodh një protestë nga kontrollorët e ‘AlbControl’, të cilët kanë firmosur deklaratën e paaftësisë në punë për shkak të stresit të vazhdueshëm që kanë, ndikuar edhe nga pandemia./klan