Bllokohet aksi Tepelenë – Përmet

Reshjet e shiut janë bërë shkak që një masiv dheu të bllokojë një kah të aksit Tepelenë-Përmet, në vendin e quajtur Sajmolë. Qarkullimi i makinave në këtë pikë është vështirësuar. Mësohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar në Gjirokastër ka ndërhyrë për pastrimin e rrugës, por rreziku mbetet evident për shkak të rrezikshmërisë që paraqet shpati i malit ku kalon rruga.

Loading...