Mësohet se në mjetin lundrues kishte mbi 1.2 tonë kanabis, që kapte vlerën e mbi 15 milionë euro, nëse shitej në treg.
Anija cisternë është zbuluar pas informacioneve të dhëna nga sektori i antidrogës në Ambasadën Amerikane, në Greqi, ndërsa mësohet se lënda narkotike ishte përpunuar në Portin e Pireut, në vendin fqinj.
Siç raportojnë mediat greke, kanabisi ishte fshehur në qeska të tejdukshme, në pure hurmash arabe.
Anija cisternë ishte nisur nga Bejruti dhe kishte mbërritur në Portin e Pireut më 4 janar, ndërsa kishte si destinacion final Libinë.
Loading...