Policia e Vlorës ka sekuestruar një mjet lundrues që dyshohet se përdorej për trafikimin e drogës. Mjeti i paregjistruar, u sekuestrua në plazhin e Zvërnecit pas një sinjalizimi të mbërritur në policinë e Vlorës.
Nga efektivët e komisariatit po bëhet verifikimi i dokumentacionit edhe për dy mjete të tjerë lundruese. Mjeti i bllokuar i gjatë 3 metra është transportuar në pikën e Triportit. Për dy mjetet e tjera që po bëhen verifikime mësohet se njëri është 2 metra i gjatë ndërsa tjetri më shumë se 2 metra. Policia ndërkohë pas bllokimit të skafit ka nisur një kontroll të të gjitha mjeteve lundruese në Nartë.
Loading...