Bluja, ngjyra e ngrohtë e dimrit/Foto

Për të patur ende një shije të qiellit të verës, të detit të korrikut (dhe ndoshta sytë blu të një dashurie verore), bluja kobalt është përgjigja që po kërkoni.

Kjo nuancë po bën për vete të gjithë emrat e modës, motivi që shpaloset në të gjitha pasarelat dhe vitrinat e dyqaneve.

Nga bluzat për të rënë në sy në zyrë, tek fundi i ngushtë i aftë të transformojë çdo siluetë në atë të një sirene, bluja këtë vjeshtë e bën garderobën tuaj më elegante.

Dhe duke qenë se një veshje nis nga detajet, është mirë që të mos harrojmë kurrë aksesorët dhe bizhuteritë.

Nga çizmet blu tek unaza me zafir, një fustan me lule ngjyrë bezhë, do të jetë veshja perfekte për atë që nuk e ndien të guxojë me një veshje komplet blu.

Ja disa nga tendencat për të ngjyrosur veshjet më të rafinuara dhe që do t’ju dhurojë pak “gjak blu”. Përgatituni për një zhytje në blu…! /atsh

Loading...