Dy ditë pasi një mjek u godit me tullë nga pacientët e dehur, stafi i spitalit Durrës po proteston.
Mjekët e spitalit të Durrësit kanë dalë në protestë në sensibilizim për mjekun e dhunuar dy ditë me parë.
Gerald Koka u godit me tullë nga pacientët e dehur teksa ushtronte detyrën e tij në repartin e Urgjencës, në spitalin e Durrësit.
“Jemi te kërcënuar çdo ditë. Të merren masa urgjente pasi në të kundërt e kemi të pamundur të ushtrojmë detyrën tonë humane”, shprehen mjekët.
(BalkanWeb)
Loading...