‘BMW’ humb kontrollin në Berat, merr përpara 4 makina, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Uznovë. Mësohet se një automjet luksoz “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka marrë përpara 4 automjete.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person kurse drejtuesi i ‘’BMW’’ që humbi kontrollin prej shpejtësisë u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e mundshme të aksidentit.

Loading...