Kantautori i njohur Bojken Lako dhe këngëtarja Semi Jaupaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Lajmin e ka pohuar vetë Semi ditën e sotme në “Kënga Magjike”, ku merr pjesë me këngën “Jetike”.
Në intervistën e zhvilluar me Ardit Gjebrean, ajo u pyet “A je akoma me Bojkenin?” dhe përgjigja e Semit ishte: “Bojken do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”.
Ndërkohë nuk dihet ende arsyeja që ka çuar çiftin në marrjen e këtij vendimi.
Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç dhe u komentua shumë pasi kishin 18 vite diferencë në moshë.
Loading...