Boksieri vret brutalisht të dashurën shtatzënë, policia gjen kufomën e lidhur me tela dhe…

Boksieri nga Puerto Riko, Félix Verdejo është dorëzuar në polici dhe është akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij shtatzënë, pasi trupi i saj u gjet i pajetë në një lagunë.

27-vjeçari i martuar, i cili përfaqësonte Puerto Rikon në Lojërat Olimpike në 2012 u dorëzua në polici pasi trupi i Keishla Rodríguez u zbulua pranë kryeqytetit të ishullit San Juan dhe u identifikua zyrtarisht.
Familja e Rodríguez tha se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e Verdejo.

Akuza ndaj të riut është ngritur pas dyshimeve se ai ka rrahur dhe më pas i ka injektuar një substancë të paidentifikuar në trup. Sipas raportimit të “Daily Mail”, thuhet se boksieri i lidhi krahët dhe këmbët me tela të dashurës së tij, para se ta hidhte nga një urë.

Zyra e Prokurorit të SHBA tha se Verdejo po akuzohej edhe për vjedhje makinash.

Loading...