Bora mungon sërish në Përputhen, bën reagimin e saj të parë

Edhe ditën e sotme, moderatorja e “Për’puthen” Bora Zemani ka munguar në program.

Siç bëri të ditur konkurrentja Ana Lleshi, e cila po e moderon emisionin e dashurisë, Bora ka munguar për shkak të një problemi shëndetësor.

Bora e ka ndjekur emisionin nga shtëpia dhe përmes një postimi në Instastory shkruan: “Edhe sëmurë nuk rri dot pa e ndjekur Përputhen”.

“Silluni mirë” shkruan më tej ajo për konkurrentët.

Ende nuk dihet se çfarë problemi shëndetësor ka dhe se kur do të rikthehet në program.

Kujtojmë se pak kohë më parë ajo iu nënshtrua dhe një operacioni për heqjen e apandesitit dhe megjithatë ishte e pranishme në studio.

Bora Zemani ka qenë një nga moderatoret më të komentuara të muajve të fundit, për shkak të historisë së saj të dashurisë me Donaldin.

Ky e fundit duket se i dha fund marrëdhënies së tyre të komplikuar, duke u lidhur me Beatrix brenda shtëpisë së Big Brother.

Loading...