Në rubrikën “Një Ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar moderatorja Bora Zemani.
Prej kohësh ajo është folur për një lidhje me Donald Veshaj dhe asnjë prej tyre nuk ka folur publikisht për raportin mes tyre.
Autorja dhe moderatorja Dojna Mema ka pyetur Borën për raportin me Donaldin dhe faktin që Bora ka vendosur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.
“Nuk jam njeri qe me pëlqen te flas për jetën personale jam personazh publik interes publik duhet të jetë për punën qe bëj jo për jetën personale.
Unë nuk dal me deklarata qe ndodh kjo apo ajo në jetën time personale. Të qenit personazh publik nuk më bën mua të privoj jetën personale.
Njerëzit që janë afër meje e dinë statusin tim, nëse janë të interesuar e marrin vesh unë nuk fsheh asgjë”.-ka treguar Bora.
Më tej Dojna e ka pyetur se prej kohësh flitet që është me Donald Veshaj.
“Unë mbajta gjithë atë ligjëratë, njerëzit le të flasin unë do vazhdoj ta bej si të dua unë me kë të dua unë ti provoko sa të duash”.- ka rrëfyer Bora duke qeshur.