Bora Zemani nga spitali i bën urimin emocionues të birit për ditëlindje: Të dua edhe kur na prishen planet e festës

Këto ditë që Bora Zemani ndodhet në spital kanë rastisur me ditëlindjen e djalit të saj, Arborit. Ai feston sot 7-vjetorin dhe ndryshe nga vitet e tjera është larg Borës. Kjo e fundit ka publikuar disa prej kujtimeve të tyre në Instagram, duke i bërë të voglit të saj një urim të përzemërt.

Ajo shkruan se festën do e shtyjnë për pak teksa shton se si një djalë i rritur, Arbori e ka kuptuar arsyen e saj.

Nje pike nga kujtimet tona…

Je gjithcka per mua dashuri! Mami uron qe edhe ne 100 vitet e ardhme te jesh nje djale i dashur, i mençur e qe percjelle vetem energji pozitive tek njerezit qe te kane afer.

Ps: Te dua edhe kur na prishen planet e festes dhe ti si nje djale i rritur kupton cdo gje …
Do e shtyjme vetem paaak fare

Më herët ditën e sotme Olsa Muhameti zbuloi se moderatorja i është nënshtruar një ndërhyrjeje, por pa e specifikuar çfarë konkretisht, teksa tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nesër do jetë në “Për’puthen”.

/News31

Loading...