Bora Zemani ‘thumbon’ për herë të parë Donaldi: ‘Në fund s’do të ketë asnjërën’

Mbrëmja e djeshme në “Për’puthen Prime” pati një përballje të ashpër mes treshes Mikela-Erion-Ritvana.

Teksa Mikela dyshon se mes Ritvanës dhe Erionit ka ndodhur një puthje, ndërsa Ritvana akuzon Mikelën dhe Erionin se mes tyre gjërat kanë avancuar më shumë.

Erioni është mes dy zjarresh, ndërkohë që një mesazh të rëndësishëm në këtë situatë e ka dhënë edhe moderatorja, Bora Zemani.

Sigurisht, me këtë mesazh ajo i është referuar në nënvetëdije edhe situatës së saj me Donaldin dhe Beatrix Ramosajn, pasi “trekëndëshi” i tyre u komentua gjatë në rrjet.

“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën.”- iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.

Loading...