Bora Zemani zbulon arsyen se pse është e emocionuar dhe jep lajmin e papritur

Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të drejtimit të emisionit “Për’puthen”, por më së shumti për jetën e saj personale.
Moderatorja e emisionit të dashurisë, ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale se sapo ka xhiruar puntatën e fundit të Për’puthen.

Teksa ndodhej në studion e programit së bashku me Olsa Muhametin dhe Arjan Konomin, moderatorja u shpreh se është shumë e emocionuar duke zbuluar se arsyeja është pikërisht përfundimi i sezonit të “Për’puthen.”
Nuk dihet nëse do të ketë një sezon tjetër nën moderimin e Bora Zemanit, megjithatë mbetet për t’u parë. Ajo është në drejtimin e Për’puthen prej dy vitesh tashmë, duke patur shumë sfida për të. Por problemi më i madh i moderatores ka qenë me konkurrentën mbi 40 vjeç.

Loading...