Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 950, -29 nga data 11.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1025, – 5 nga data 11.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje në 112.38 (- 1.65 nga data 11.11.2022).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 621 lekë/litër për automjetet.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës

Loading...