Borxhi mijëra eurosh i pushimeve ‘përrallore’ në Maldive/ Fjolla Morina ‘thumbon’ sërish mediat

Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, përsëri janë përfshirë në një skandalë tjetër.

Ata janë duke u akuzuar për pushimet e vitit të kaluar në Maldive, shkruan lajmi.net.

Agjencia turistike, me të cilën çifti kishin udhëtuar, i ka akuzuar se nuk i ka kryer pagesat prej 20 mijë eurosh.
Këngëtarja në një prononcim për emisionin “Kiks” ka mohuar akuzat, madje mbrëmjen e kaluar ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku edhe ka paralajmëruar padi për gazetaren e cila ka bërë incizim pa autorizim.

Por sot ajo sërish ka hedhur ‘kunja’ ndaj mediave përmes një postimi në Instagram.

‘Më mbani more zhagun ndoshta po ju ndez emisioni prej meje se nuk ju shikon askush’ , ka shkruar Morina.

Gjithashtu këngëtarja ka ndalur komentet në postim.

Këngëtarja pati sqaruar se nuk ka qenë në dijeni për këtë rast dhe se ajo nuk është e përfshirë në skandalin./Lajmi.net/

Loading...