Mediat italiane shkruajnë për një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në një burg të Romës, me protagonist një bos mafioz të Cosa Nostras.
Giuseppe Fanara, bos i mafies, dyshohet se ka kafshuar gishtin e vogël të një agjenti policor dhe e hëngri atë. Ngjarja e pa pazakontë ka ndodhur në burgun romak të Rebibbia më 17 qershor, raportojnë mediat e vendit fqinj.
Fanara ka qenë kapo-bandë e Cosa Nostras, ndërsa është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai është ndaluar nën regjimin 41-bis për nëntë vjet.
Siç shkruajnë mediat italiane, Fanara dyshohet se sulmoi agjentin, e kapi për qafe dhe e tërhoqi përtokë. Fanara kafshoi gishtin e vogël të dorës së djathtë të agjentit dhe pastaj e hëngri atë.
Edhe pse në vendngjarje kanë arritur shumë policë, Fanara nuk e ndaloi sulmin “kanibal”. Policisë iu desh kohë që ta qetësojnë mafiozin. “Unë ju ther si derra”, ka thënë ai. Për shkak të këtij sulmi, ai u transferua nga Roma në burgun e sigurisë maksimale të Sassari në Sardenjë.
Giuseppe Fanara është arrestuar përpara shumë viteve nga ana e policisë italiane. Në atë kohë, karabinierët nisën operacione të mëdha për arrestimin e “kokave” të organizatave kriminale e mes tyre ishte edhe prangosja e Fanarës. Gjykata vendosi lënien e tij në qeli përjetë.