“Jam Klodi, kërkoj ndihmë nga ju si përfaqësues i fjalës së lirë dhe të drejtave tona si njerëz” e nis intervistën Lekocaj për Fax News
Ai akuzon drejtësinë greke se po vrasin të burgosurit shqiptarë dhe po i eleminojnë një nga një.
I akuzuar si organizator dhe urdhërues i vrasjes së avokatit grek Michael Zafiropoulos ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Madje kërkon edhe ndryshimin e trupit gjykues.
“Për fat të keq po na vrasin dhe po na eleminojnë një nga një . Nuk po gjejmë dot të drejtën për të mësuar të vërtetën dhe kush po fshihet pas këtyre ngjarjeve tronditëse që nuk na sqaron njeri dhe vazhdojnë të fshehin prova dhe manipulojnë ngjarje. Nuk po gjejmë dot drejtësi këtu. Për ironi të vërtetës fshihen njerëz të cilët përdorin ligjin në interes të tyre sepse ju jep të drejtën vendi i punës. Prandaj i kërkoj shtetit shqiptar të më ndihmojë sepse po më bëhen shumë padrejtësi. Kërkoj që gjyqi që vazhdon në gjykatën e Athinës, të ndërrohet trupi gjykues sepse jam pa avokat. Më kanë sjellë dhe një akuzë të re për grup në të cilin nuk kam asnjë lidhje. Te kjo shkoj me datë 20.05.2019. Kërkoj të vini të shikoni nga afër si i vret drejtësia greke shqiptarët. Ky problem nuk është vetëm i imi por i gjithë shqiptarëve në Greqi. Edhe njëherë ju lutem më ndihmoni”.