Bota e sportit në zi/ Kampioni olimpik kryen vetëvrasje

Vladimir Sentov, kampioni i 4-të olimpik në 2008 në peshëngritje, i dha fund jetës.

Peshëngritësi nga Kazakistani vetëm në moshën 35-vjeçare është vetëvrarë, sipas autoriteteve kazake, ndërsa familja e tij raporton se vuante nga depresioni.

Që prej të 20-ave, Sedov konsiderohej ndër peshëngritësit më të mire në botë, por karriera e tij u shënua nga dy raste dopingu.
Edhe në rastin e dytë i dha fund karrierës së tij sportive, duke fajësuar drejtpërdrejt trajnerin e kombëtares Aleksei Ni. Mosmarrëveshja e tyre arriti në gjykata, me peshëngritësin që pësoi një krizë nervore gjatë gjyqit.

Gjashtë muajt e fundit ai ishte në gjendje të mjerueshme psikologjike dhe para se të gjendej i vdekur ishte “zhdukur” edhe nga më të afërmit e tij. Një i afërm e ka gjetur të vdekur në shtëpinë e tij, në zonën e Karatalit.

Loading...