Bota lëkundet duke habitur shkencëtarët

Disa valë sizmike misterioze në Oqeanin Indian, të kapura nga stacionet e monitorimit që nga Madagaskari deri në Kanada, kanë befasuar shkencëtarët.

Kërkuesit dhe ekspertët e tërmeteve thonë se e kanë kapur sinjalin në ishullin Majote. Valët u pikasën më 11 nëntor dhe toka u lëkund për 20 minuta.

Ende askush nuk di të japë përgjigje se çfarë ishte kjo që ndodhi, pasi nuk bëhet fjalë për tërmet.

Lëkundjet janë tipike pas tërmeteve të mëdha, por në këtë rast nuk është regjistruar asnjë tërmet.

Teoritë se çfarë mund ta ketë shkaktuar lëkundjen variojnë që nga një shpërthim vullkanik nënujor e deri tek një goditje e papikasur meteorësh.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë,” thotë për National Geographic Goeran Ekstroem, një sizmolog i Universitetit ‘Columbia’, i specializuar për tërmetet e pazakonta.

Loading...