Botohet në Francë/ ‘Në tokën e skipëtarëve Shqipëria në imagjinatën evropiane të shekujve 16-19’

Botohet në Francë :”Ne token e skipetareve
Shqipëria në imagjinatën evropiane të shekujve 16-19″

Gëzim Llojdia
1.
Shtëpia botuese Spinelle ka botuar :” Në tokën e skiptarëve” (Shqipëria në imagjinatën evropiane të shekullit të 16-19) në 10 janar 2020 një vëllim prej 310 faqe me autore Dr Olympia Gargano studiuese italiane. Spinelle Edicion është aktualisht në botimet frëngjisht, shtëpia botuese Spinelle është e specializuar në botimin dhe shpërndarjen e librave, si bashkëkohorë ashtu edhe klasikë. Është një hapësirë e hapur për të gjitha fushat letrare dhe për autorët e të gjitha origjinave. Në faqen e saj Spinelle ka botuar një vështrim të shkurtër të librit. Me këtë studim të autores italiane O.Gargano,mundësohet njohja e kulturës,artit,traditave dhe riteve të lashta e një prej vendeve të panjohur të Ballkanit në këta shekuj.Ky është libri tretë i studiueses italiane O.Gargano veçanërisht përmes veprave të Edith Durham (Shqipëria e Lartë, 1909), dhe Ugo Ojetti :”LAlbania 1902.
2.
Çfarë përmbledh ky libër:Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga vendet më të anashkaluara në Evropë. Në sytë e të huajve, kjo cep i vogël i Ballkanit, i cili që nga fundi i shekullit XV, kishte ngelur për gati pesëqind vjet nën sundimin otoman ishte një post misterioz i Islamit në zemrën e Evropës. Ky libër “gjurmon shtigjet” në imagjinatën letrare dhe artistike që formësuan përfaqësimin e Shqipërisë në kulturën evropiane.
Udhëtimi shtrihet nga shekulli i 16-të, kur gjestet e Lordit George Castriota Skënderbeu, duke luftuar kundër ekspansionizmit turk në Ballkan, ishin objekt i veprave teatrale , deri në fillimin e shekullit të 20-të, duke kaluar përmes përfaqësime të panumërta letrare dhe figurative, që e bënë atë një tokë aventureske, të gjallëruara nga kostumet madhështore për të cilat shqiptarët admiroheshin në të gjithë Mesdheun.
Titulli i këtij udhëtimit :”Në vendin e Skipetarëve” riprodhon një term të përdorur nga Alexandre Dumas, një nga shkrimtarët e shumtë që tërhoqi “materialin e Shqipërisë” – siç mund ta quajmë repertori i gjerë i subjekteve shqiptare, i cili pasuroi krijimin krijues artistiko-letrar.
Rreth 40 faqet e para i kushtohen krijimeve nga autorw tw ndryshwm heroit tonw kombëtar, Skwnderbeut .
Olimpia Gargano, e lindur në Ravello, në Bregun e Amalfi, është një doktor në Letërsi Krahasuese dhe studiuese e asociuar në CTEL, Universiteti i Nice Sophia Antipolis. Hulumtimi i saj përqendrohet në imazhin e Shqipërisë në kulturën moderne dhe bashkëkohore evropiane. Ajo është mësuese e gjuhës dhe letërsisë italiane dhe latine në Lycée Aprosio në Ventimiglia, dhe përkthyese letrare nga frëngjishtja, anglishtja, gjermanishtja.

Loading...