Botohet vëllimi poetik ‘BLIC’ me 232 poezi *TANKA* e autores Feraset Pezaku Vladi

Botohet vëllimi poetik “BLIC” me 232 poezi *TANKA* e autores Feraset Pezaku Vladi, formë e re e krijimit artistik.

Të nderuar miq, krijues dhe lexues të rregullt të librit!
Ju bëj me dije se sot doli nga Shtëpia Botuese prestigjoze “Erik” vëllimi im i ri poetik “BLIC” me 232 poezi *Tanka*, duke u prezantuar para jush me një formë të re të krijimit artistik.
Falenderoj përzemërsisht gjithë stafin drejtues dhe ekzekutues, Artin Grafik dhe realizimin e Kopertinës të kësaj shtëpie botuese të cilët realizuan me cilësi të lartë libërin tim artstik!
Falenderim i veçantë shkon për redaktoren përgjegjëse Znj.Dëshira Jazexhiu!
Me Respekt,
Autorja
Erik Botime
“BLIC” nga Feraset Pezaku Vladi ( Seti Pezaku Vladi )
BOTIM I RI
Libri me 232 *Tanka* është botimi më i ri, i hedhur në treg nga Shtëpia Botuese “Erik”.
Me këtë libër autorja vjen tek lexuesi me një formë të re artistike të krijimit poetik, siç është forma *Tanka*, të shtrira këto në kohë dhe hapësirë, me larmi tematikash të pasura e të shumanshme ku gjendet e djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja.
Ky individualitet poetik me temperament dinamik, krahas të gjitha formave krijuese të poezisë sjell me këtë lloj forme arti, ngjyra të forta shprehëse, elokuencë e lakonizëm. Ky libër është një pasqyrë që tregon njohjen e mirë të teknikave të shkrimit dhe konsolidimin artistik të autores.
Libri gjendet në të gjitha libraritë e Tiranës dhe Durrësit. Ditët në vazhdim do e gjeni në të gjitha libraritë në Shqipëri dhe Kosovë.
Librin e porositni online tek ne, në Bukinist dhe Tiranabook.
@erikpublishinghouse
#BotimiRi #Newbook #Tanka #Poezi
books #bookstagram #book #booklover #reading #bookworm #bookstagrammer #read #bookish #booknerd #bookaddict #bibliophile #booksofinstagram #instabook #love #bookshelf #bookaholic #reader #libros

Loading...