Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka bërë thirrje që të zbatohet ligji i dekriminalizimit, ndërkohë që partitë politike kanë dorëzuar pranë KQZ listat e tyre të kandidatëve.
Në një postim në rrjetet sociale ambasadori thekson se KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë radhën për të verifikuar të gjitha kandidatë. Soreca apelon se duhet të zbatohet ligji i dekriminalizimit si dhe kandidatët duhet të plotësojnë kriteret.
“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet 25/4. Tani është KQZ në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, që do të verifikojnë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe duhet të plotësohen standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët ”, shkruan Soreca.
Kujtojmë se më herët sot pasdite edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim dha mesazhe të forta. Diplomatja theksoi se KQZ duhet të verifikojë të gjithë kandidatët, ndërsa paralajmëroi se do të ketë edhe skualifikime.
Shehi ka shtuar më tej se kandidatët e listës së opozitës janë më me integritet. Sipas tij opozita ka ofruar një skuadër të pastër.
“Nuk janë të gjithë, por janë ku e ku më të mirët se këta. Është koncepti bazë në një shtet demokratik. Sot për sot kemi të drejtë ti themi që duhet ti largojmë këta të inkriminuarit. Edhe me emra të rinj dhe të vjetër nuk i ndaj kështu. Po të them se opozita ka ofruar një skuadër të pastër. Këta janë njerëz që këto PPP i kanë firmosur këta”, tha ai.