Br.eshëri pl.umbash dhe lot – 2019 “ogurzezë” për ek.zekutimin e të rinjëve shqiptarë

Vrasja e 26-vjeçarit Jurgen Kurti mbrëmjen e së hënës në Tiranë, vijon të ketë mjaft pikëpyetje, jo vetëm në lidhje me motivet e krimit, por edhe sa i përket dinamikës së ngjarjes.

Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës raportojnë se ka vënë në pranga tre shtetas, të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasje, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Në pranga kanë rënë Elsi Leventi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi, 33 vjeç, nga Patosi dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Ndërkohë raportohet se është shpallur në kërkim një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga polica për arsye hetimore.

Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim. Policia gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze. Nje tjeter vrasje qe trodi tiranen ka qene ajo e ish policit 26-vjecar.

Vrasja e Santiago Malkos tronditi mbrëmjen e djeshme zonënn e xhamllikut në kryeqytet.

I njohur për miqësinë e tij me Ervis Martinajn, dhe si ish-polic, 26 vjeçari është ekzekutuar me 10 pëlumba brenda makinës së tij kur sapo kishte dalë nga lavazhi.

Ai mësohet se është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në ecje e sipër. Autorët që kanë qëlluar kanë qenë në një automjet tip furgon që ende nuk është gjetur. Ndërsa arma kallashnikov që dyshohet se u përket autorëve është gjetur brenda makinës që u dogj pak pas ngjarjes në Ferras.

Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë janë shoqëruar 10 persona. Ndërkohë që është shoqëruar në polici një shtetas me iniciale D.A. i dyshuar për ngjarjen, por pas verifikimit është lënë i lirë.

Mësohet se autorët kanë vepruar me dy automjete, një që i ka prerë rrugën dhe një që ka hapur zjarr. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 10 gëzhoja, ndërsa pjesa tjetër kanë mbetur në automjetin e Santiago Malkos.

Në momentin e zjarrit ndaj Santiago Malkos të dy makinat (e viktimës dhe e autorëve) kanë qenë në ecje e sipër dhe në një afërsi prej 50 metrash. Autorët kanë qëlluar në xhamin anash shoferit çka i ka kushtuar vdekjen e menjëhershme si pasojë e kapjes nga plumbat, Santiago Malkos.

Makina e këtij të fundit ka vijuar të eci teksa ka marrë përpara koshat e mbeturinave dhe më pas është përplasur me një mur të një biznesi, aty ku u gjet më pas i pa jetë nga uniformat blu.

Santiago Malko rezulton të jetë mik i ngushtë dhe me Ervis Martinaj, biznesmenin e lojërave të fatit. Malko njihet në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal, dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë. Përfshirja e fundit e tij në ngjarje, ka qenë në masakrën e 4 tetorit 2018, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj, Elio Hato dhe i vrarë Fabian Gaxha.

26-vjeçari Indrit Çelaj, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës, u plagos me plumb në kokë teksa po punonte për kondicionimin e një vile 3-katëshe.

Si autorë të dyshuar të krimit, janë shpallur në kërkim dy vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusi, përkatësisht 31 dhe 28 vjeç, djemtë e pronarit të vilës, që e kanë qëlluar të riun pas një konflikti të çastit. Mbi të dyshuarit rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Po ashtu, janë zbuluar emrat e 4 të arrestuarëve në flagrancë, mes tyre edhe pronari i vilës.\Lajmifundit.al

Loading...