Braçe/ 60 mije lekë për pensionistët! E di që nuk jane shumë, fare, por…

Zv.kryeministri Erion Braçe është ndalur tek shpërblimi për pensionistët. Qeveria do u paguajë darkën e Vitit të Ri 663.227 pensionistëve.

Në total shuma që shkon për ta është 2.4 miliardë lekë.

Braçe ka zgjedhur që t’u përgjigjet kritikëve në lidhje me këtë shumë të caktuar ndaj pensionistëve. Duke pranuar që nuk është ndonjë shumë e madhe, Erion Braçe ndalet tek gjesti i qeverisë, për të mos lënë duarbosh të moshuarit.Situata e krijuar me tërmetin e 26 nëntorit, hapi debatin nëse do të kishte apo jo shpërblim për ta. Por qeveria aprovoi shpërblimin për pensionistët në vlerën e 3 mijë lekëve të reja.

Statusi PAGUAJME DARKEN E VITIT TE RI PER 663.227 !

Qeveria vendosi sot qe,
530.364 pensioniste ne pension pleqerie,
67.754 pensioniste ne pension invaliditeti,
49.849 pensioniste ne pension familjar,
13.260 pensioniste ne pension social, pension apo trajtim te vecante financiar si minatore, punonjes se ish ndermarrjeve ushtarake dhe ushtarake ne pension te parakohshem,
SHPERBLEHEN ME 2,4 MILIARDE LEKE! Cdo pensioniste do shperblehet me
30 mije leke, nje cift pensionistesh me
60 mije leke! E di qe nuk jane shume, fare, por ne situaten me te veshtire te mundshme, kryeministri e ministrja e financave kurre nuk e vune ne diakutim kete pagese per fjalepaktet e puneshumet e zakonshem qe sot jane ne pension!

Loading...