I. Vata/ – Zëvendëskryeministri Erjon Braçe i është përgjigjur kryetari të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për akuzat e lëshuara ndaj qeverisë gjatë një takimi me qytetarë të Rrogozhinës dhe Kavajës, duke theksuar se kreu i PD e do pushtetin për të sharë dhe mos punuar.
Braçe shprehet se “Lulzim, ti jo vetëm qe nuk di, por ke një takëm mashtruesish-siç vetja, rreth e rrotull! “E dëgjove ç’të tha ai bujku? Nuk kemi kullim! Pse ua fsheh atyre njerëzve që përgjegjës për kullimin është ai kryetari yt i Kavajës që shihte gishtat, është ai kryetari tjetër i bashkisë së Rrogozhinës që nuk e pashë aty?! Shihi këto foto, Ti dhe çdo bujk që ka hall me kullimin edhe pse ka 5-6 muaj pa shi. Janë në Sulzotaj, Lulzim, këtej lumit-fare, pranë me atë truall ku ishe ulur e gënjeje. Janë kanale të dyta kullimi, ato që pastrohen nga bashkia Divjakë! Janë funksion i bashkive. Ju kemi dhënë para dhe mjete për të bërë këtë punë! Pyeti ata kryetarët e tu të bashkive, mos i bëj si vetja-mashtrues, por çoi në punë të pastrojnë kanalet! Puna është diferenca mes nesh, po po mes nesh dhe jush! Ne bëjmë punën, jo sharjen për ditë të dielë!”, shprehet ai.
Më tej Braçe i kujtoi kreut të PD-së bashkinë e Tiranës, ku sipas tij e vodhi pushtetin dhe nuk punoi asnjë ditë.
“Shko ne punë Lulzim, shko në punë! Pushtet do? Pse nuk shkon në punë tani Lulzim? Pse nuk punon? Për këtë e do pushtetin Lulzim, për të sharë e mos punuar? Po është film i parë ky! E pamë katër vite me radhë në Tirane; E vodhe pushtetin, e mbajte, nuk punove!”, thekson Braçe.