Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me vizitën e kreut të PD-së Lulzim Basha me qytetarët në Memaliaj, të cilët e kanë quajtur kryeministër të ardhshëm.
Braçe me tone ironizuese shkruan “ha ha ha! Kur do e kuptoj ky që në të gjithë Labërinë tallin Lulin me Lylin!”.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme, në vazhdim të fushatës së tij elektorale ka vizituar qarkun e Gjirokastrës.
Pavarësisht se është gjobitur më parë për shkelje të masave anti-COVID, takimet e tij vijojnë të bëhen me një numër të madh njerëzish në kundërshtim me protokollin e sigurisë.
Loading...