E gjithë vëmendja e momentit mbetet tek zjarret që kanë pushtuar vendin nga veriu në jug. Së fundmi, zv.kryeministri Erion Braçe ndalet tek operacionit e shuarjes së flakëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shprehet se është një super betejë nga ajri me helikopterë. Më tej zv.kryeministri shprehet se duhet të ashpërsohet ligji kundër zjarrvënësve, pa toleruar askënd.
Reagimi i Braçes: “SUPER BETEJE NGA AJRI
KUNDER ZJARREVE EDHE SOT! POR, NESE DUAM TI JAPIM FUND ZJARREVE,
DUHET BETEJE E ASHPER LIGJORE KUNDER ZJARREVENESVE NE TOKE! PA TOLERUAR KERKEND, NE KOHE REALE PA E LENE TE IKE SI “I KERKUAR”!!”
Loading...