Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka debatuar ashpër me gazetaren e Fax news Ambrozia Meta, saqë është detyruar që të ndërpresë komunikimin me gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Pas insistimit të gazetares për të pyetur nëse është normale që eksponentë të lartë të PS-së të bëjnë presione për votat, Braçe e humbi toruan dhe sulmoi gazetaren dhe televizionin Fax News.
Pyetja që e irritoi më së shumti Braçen ishte ajo se pse nuk po ndiqen të njëjta standarde për ish-ministrat dhe kandidatët e PS-së siç u bë me Saimir Tahirin.
“Urdhërat konsumoji me drejtorin që ke në zyrë, mos mi jep mua, mos u emociono, e di ti se çfarë është terrori”, ishin disa nga fjalët e Braçes, që u largua dhe bëri me shënjë në drejtim të gazetares.
Pjesë nga debati:
Erion Braçe- Ambrozia Metës: Çlirohu nga emocionet
Gazetarja Ambrozia Meta- Braçes: Nuk kam fare emocion
Ambrozia Meta- Braçes: Kam shqetësim për përgjimet që dalin, jam e shqetësuar për standardet
Braçe- Metës: Ti e TV tuaj e shpallet Tahirin kriminel
Meta- Braçes: Pse s’mbajnë përgjegjësi eksponentët e PS
Braçe- Ambrozia Metës: Urdhrat bëji në TV tuaj./faxweb