Braçe humb mikun e tij të ngushtë: 19 vite derë më derë, sot nisi një rrugëtim të ri

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka humbur një prej miqve të tij të ngushtë, me të cilin prej 19 vitësh jetonin ngjitur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se miku, shoku dhe fqinji i tij prej 19 vitesh nisi sot një rrugëtim të ri në një jetë tjetër me më shumë drejtësi e paqe rreth tij.

Zv. kryeministri nuk jep detaje mbi shkaqet e vdekjes, por i shpreh ngushëllimet bashkëshortes, dy fëmijëve dhe miqve të tij.

“Vasil Dilo ishte një fqinj i mirë! 19 vite derë më derë, shokë e miq! Djali i avokat Dilos, me një sens të fortë kah e drejta, kundërshtues i së padrejtës, reagues ndaj çdo cenimi të interesit publik në lagjen tone e përtej.

Loading...