Braçe kërkesë Kombëtares: Paratë nga ndeshja jepini për fushën e ‘Air Albania’

Zv. kryeministri Erion Braçe me anë të një statusi në rrjetet sociali ka uruar djemtë e Kombëtares për fitoren me Bjellorusinë, por në të njëjtën kohë u ka bërë edhe një kërkesë të papritur.

Braçe u kërkon lojtarëve të kombëtares shqiptare që paratë e fituara ditën e sotme pas triumfit përballë Bjellorusisë në “Air Albania” t’i lënë po në këtë stadium për riparimin e tapetit.
Shpesh herë fusha e “Air Albania” është cilësuar si jo e mirë dhe që pengon performancën 100% të lojtarëve.
“Vetëm kaq? Bravo deri këtu por, me zemër në dorë e mbi të gjitha pa dominim, për pasojë edhe pa playoff që është një shkallë më lart se kaq!

Dhe ishin të gjithë më të dobët se ne, se ju! Liga e re është krejt tjetër standard; aty çdo bëni?

Individualisht-tek e tek jeni të denjë për aty; por aty duhet ekipi, ai që mbron, lufton e fiton në çdo centimetër!

Ju keni shansin të hapni një cikël 10 vjeçar që duhet të jetë super, për ju, për ne tifozët, për Shqipërinë; rrituni bashkë e me fitoret!

Aaaa po, që të mos harroj; paratë të cilët do rrjedhin nga fitorja e sotme-vendi i parë, kërkoni të mbeten në këtë fushë, aty, për ta bërë njëherë e mirë një fushë që nuk pengon cilësinë tuaj!”, shkruan Braçe.

Fitorja e Shqipërisë përballë Bjellorusisë e ngjiti kombëtaren në grupin e skuadrave të Ligës B. Kombëtarja jonë fitoi edhe çmimin 1.125 milionë euro që ishte parashikuar për triumfuesin e Grupit 4 të Ligës C.

Loading...