Mëngjesi i kësaj të marte e ka gjetur në Laç duke u falur Zv, kryeministrin Erion Braçe.
Sot është e marta e fundit e shenjtë, ajo e 13-ta para mbylljes së pelegrinazhit më 12 qershor dhe këtë ditë e ka shfrytëzuar edhe Braçe për t’u lutur.
Me një foto nga Kisha e Laçit, Braçe shkruan:
“Ati i Shenjte,
Ati yne;
Faleminderit per gjithcka!;
Faleminderit qe kujdesesh per kete vend,
per njerezit e tij te mire e te vuajtur,
per te semuret, femijet e te moshuarit;
Faleminderit qe kujdesesh
per te gjithe sherbyesit publike,
mjeket, infermieret, farmacistet, sanitaret-se pari;
Policet, zjarrefikesit, ushtaraket;
Bujqit qe se ndalen kurre punen per te prodhuar ushqimin e perditshem per gjithkend ne nevoje;
Punetoret kudo- puna e tyre si sherbim ndaj gjithkujt, puna e tyre si kujdes mjekesor e social, puna e tyre si siguri per jeten, shendetin, pronen, si ndertim,
ne ditet me te veshtira qe ky vend ka kaluar ndonjehere-prej vjeshtes se shkuar e sot,
VLEN ME SHUME SE CDO GJE TJETER!
Jepi force, fuqi te mos ndjejne lodhjen raskapitese e te mos ndalen duke u kujdesur per jeten e cdo njeriu te zakonshem, te semure e pa ndihme,
sigurine e tij e te familjes,
punen jetike per vete e per kete vend!
Keshtu,
bej njeri me te mire, te perulur, te drejte, te barabarte, me te vendosur e sherbyes secilin nder ne!
Nje shoqeri e mire, etike, ditet me te mira per gjithkend, nuk vijne rastesisht,
por vijne prej vlerave dhe punes se perditshme!
Duhet ti bejme, duhet ti kemi!”