Deputeti i PS, Erion Braçe ka mbajtur fjalën në seancën plenare duke ngritur shqetësimin për mosnjohjen e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve në vendet fqinje.
Ai tha se Shqipëria duhet të bëjnë një marrëveshje, në mënyrë që shqiptarët që kanë kontribuar ndër vite në Greqi të përfitojnë nga sigurimet shoqërore.
Braçe madje me ironi tha se nga kjo do të përfironte edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.
Po ashtu deputreti tha se problemi është edhe me Italinë, me të cilën ka marrëveshje, por që ende nuk është firmosur dhe se menjëherë pas firmosjes përfitojnë rreth 300 mijë shqiptarë.
“Duhet të jetë pjesë e një marrëveshje që garanon sigurimet shoqërore dhe për ta. Anatëri i BE ashtu si Gjermania, Blegjika, Polonia, Holanda. Greqia duhet të kuptojë që kjo nuk është cështje e marrëdhënieve bilaterale, por është çështje drejtësie.
Duhet ta garantojë edhe për punëtorët shqiptarë, siç e ka garantuar për punëtorët serbë. Besoj se e meritojnë dhe do të jetë legal, i ligjshëm, edhe për shtetasin Alfred Belerin, se dhe ai ka punuar në Greqi, po flas për punët e ligjshme dhe jo ato që ka bërë në errësirë.
Me Italinë kemi negociata dhe marrëveshje dhe ka mbetur vetëm për firmë do u lutesha kolegë ve në senatin italian që tër firmosin sa më shpejt se janë 300 mijë shqiptarë që përfitojnë menjëherë,”tha Braçe ndër të tjera.