Çifti Xhangoli ,Halit e Kadrie 76 dhe 83 vjeç, gjithë jetën e tyre kanë qënë të pafat ,pasi nga martesa e tyre sollën dy fëmijë të cilët u larguan nga kjo jetë ende pa mbushur 2 vjeç .Pas vdekjes së fëmijëve çifti birësoi një djalë në shtëpinë e fëmijës në Korçë, i cili u largua ne emigracion 20 vite më parë e s’u kthye kurrë.
Dy vitet e fundit ai ndërpreu edhe komunikimin me telefon.
Të braktisur mes malesh dy të moshuarit ngrysin e gdhijnë duke i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit.
Me pensionin e pleqërisë që marrin nuk u mjafton për të blerë as edhe ilaçet të cilat janë aq të shumta sa kur i sheh të duket sikur je në një farmaci.
(BalkanWeb)
Loading...