Braktisi jahtin luksoz në ujërat shqiptare – Cfarë i ka ndodhur biznesmenit turk?

Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me biznesmenin turk, Sevgin Yavuz, jahti i të cilit u gjet i braktisur ditën e sotme në ujërat shqiptare.

Mësohet se Yavuz mund të jetë vr arë ose mb ytur dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që jahti luksoz u braktis me motor të ndezur në det të hapur. Gjithsesi hetimet për këtë çështje vijojnë ende.

53-vjeçari është një biznesmen mjaft i famshëm në Turqi dhe së fundmi kishte ardhur për pushime në bregdetin shqiptar. Më parë ai kishte qenë në Malin e Zi dhe kishte dalë me jaht nga porti i Tivarit.

Jahti luksoz u gjet i braktisur një ditë më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta turke, dhe njëra prej tyre i përket turkut Sevgin Yavuz.

Loading...