Me thirrjen për të zëvendësuar makinat e naftës me mjete elektrike, qeveria shqiptare ka prezantuar sot autobusët e rinj që i shtohen transportit publik në Tiranë.
Qeveria Rama po stimulon me taksa më të ulëta që qytetarët të braktisin makinat me naftë por të blenë mjete elektrike.
“Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike duke zeruar tarifat e kontrollit fizik, lejet e qarkullimit, certifikatë pronësie dhe targat të gjitha me çmim të ulët. Në total një tarifë prej 7 mijë 500 lekë të gjelbër mbulohet nga DPSHTR. Ulja e TVSH-së bëhet nga 20% në 6% për të gjitha makinat elektrike”, njofton Qeveria Rama.
Loading...