Bregdeti shqiptar nuk ‘tradhtohet’ nga shqiptarët e Kosovës

Një numër i lartë i qytetarëve të Kosovës kanë kaluar kufirin për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Pavarësisht situatës së krijuar nga Covid19 ku ka pasur shifra të larta të infektuarve dhe viktimave si në Shqipëri e Kosovë, pushimet e qytetarëve të Kosovës në Shqipëri kanë vazhduar normalisht.

Sipas shifrave zyrtare, mëngjesin e kësaj të shtune kanë kaluar rreth 7 mijë e 500 pushues me mbi 1 mijë e 500 mjete. Policia Kufitare në Morinë ashtu si çdo fundjavë ka punuar me të gjitha kapacitetet dhe me procedura të përshpejtuara për të përballuar fluksin e udhëtarëve.

Ndërkohë javën e kaluar kanë hyrë në Shqipëri 51 mijë e 146 shtetas të Kosovës. Burime jozyrtare të doganës kosovare bëjnë të ditur se rreth 1 milionë qytetarë të Kosovës, pushuan në bregdetin shqiptarë gjatë muajit korrik.

Loading...