Breshëri në ajër për ditëlindjen e shefes, pezullohen katër policët

Kater efektivë të policë Lezhë zgjodhën mënyrën e gabuar për të festuar ditëlindjen e shefes së tyre duke zbrasur pistoletat e tyre në ajër mbrëmjen e djeshme.
Pasi videoja nga “festa” e tyre u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, drejtoria vendore e policisë Lezhë vendosi pezullimin e 4 efektivëve që shfaqen në video.
Ata kanë qëlluar me armët e shërbimeve në ajër dhe në kundërshtim me ligjin.

Ndaj tyre ka nisur hetim disiplinore dhe SHÇBA ka nisur hetim penal ndaj tyre.

Loading...