Breshëri plumbash banesës së zyrtarit të bashkisë

Të shtënat me ar.më zjarri kanë ndodhur para portës së shtëpisë së Xhuljo Maraj, 28 vjeç.

Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur në orët e para të së martës, kur Maraj dhe pjesëtarët e familjes së tij ndodheshin në gjumë. Mësohet se plu.mbat janë goditur kryesisht në pjesën e jashtme të murit të banesës së 28-vjecarit.

Ka qenë vetë Xhuljo Maraj që ka njoftuar Policinë për atë që ka ndodhur, ndërsa grupi hetimor po punon për zbulimin e autorëve.

Aktualisht ngjarja mbetet ende e paqartë, ndërsa nuk ka asnjë autor të identifikuar apo të dyshuar për ngjarjen që nuk pati persona të lënduar nga plumbat.

Familjarët e 28-vjeçarit dhe banorë të zonës kanë mbetur të terr.orizuar nga ajo çfarë ka ndodhur, në qytezën ku aktualisht një pjesë e mirë e banorëve kanë emigruar. Pista në të cilën po hetohet nga Policia, mbetet ajo që lidhet me detyrën që kryen Maraj në Bashkinë e Selenicës si përgjegjës për Shërbimet Publike.

28- vjeçari njihet si person i rregullt dhe nuk ka precedentë penalë. Ai gjithashtu njihet si mbështetës i Partisë Demokratike. Për momentin, vetëm konfliktet për shkak të detyrës duket se mbetet pista kryesore e hetuesve. Por vetë i riu ka deklaruar se autorët kanë qëlluar me dy ar.më të ndryshme.

“Rreth orës 00:40 të natës dëgjuam të shtëna armësh, por nuk u çuam duke menduar se ishin thjesht të shtëna në ajër, ndaj edhe nuk dolëm jashtë. Në mëngjes pamë që kishin gjuajtur në drejtim të portës dhe mureve të banesës.

Njoftuam Policinë, e cila gjeti në zonë rreth 30 gëzhoja. Sipas asaj çfarë na tha Policia, dyshohet se kanë qenë dy armë të ndryshme me të cilat është qëlluar në drejtim të banesës sonë”, ka deklaruar 28- vjeçari.

Më tej, Xhuljo Maraj ka theksuar se nuk ka pasur konflikte me askënd as në jetën private dhe as gjatë ushtrimit të detyrës.

“Nuk e di se përse ka ndodhur diçka e tillë, jam i tronditur. Jam në hallin tim, në punën time. Nuk kam konflikte me asnjë person, nuk kam pasur asnjëherë konflikte me asnjë person, nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur. Kjo është një ngjarje e rëndë, që na ka tronditur. Mund të kenë qenë dy deri në tre persona, sipas asaj çfarë na tha Policia. Unë nuk kam pasur konflikte me asnjë person, nuk i kam borxh askujt”, ka thënë Maraj.

AUTORËT

Policia e Vlorës deri tani nuk ka arritur të identifikojë asnjë prej autorëve. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja mungojnë kamerat e sigurisë, gjë e cila pritet ta vështirësojë akoma edhe më shumë zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 30 gëzhoja, ndërsa Policia dyshon se është qëll.uar nga dy ar.më të ndryshme.

PANORAMA

Loading...