Britania e Madhe merr masa drastike për emigrantët që punojnë në të zezë

Autoritetet britanike njoftojnë se cilat janë rreziqet e emigracionit të jashtëligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar

Aty thuhet se udhëtimi i paligjshëm drejt Britanisë është i shtrenjtë dhe i rrezikshëm, ndërsa urra, gra dhe fëmijë kanë vdekur në përpjekje për të hyrë aty.

Prandaj apelohet që të mos vihet në rrezik jeta e emigrantëve gjatë çdo udhëtimi dhe të zgjidhet një alternativë e sigurt dhe e ligjshme.

“Rreziqet e udhëtimit drejt MB-së me anije të vogla përfshijnë: kushtet e detit ndryshojnë shpejt – anija mund të përmbyset apo të zhytet ju mund të bini në det dhe të mbyteni – kjo mund të ndodhë brenda disa minutave pasi uji është shumë i ftohtë anija mund të prishet gjatë udhëtimit – anijet që ofrojnë kontrabandistët shpesh janë të papërshtatshme për udhëtime të gjata anija juaj mund të goditet nga një anije më të madhe – deti mes Anglisë dhe Francës është zona me trafikun më të madh detar në botë” – thuhet në njoftim.
Po ashtu theksohet se njerëzit që organizojnë udhëtimet shpesh janë pjesë e grupeve të krimit të organizuar.

“Pavarësisht atyre që kontrabandistët mund t’ju thonë, shumë emigrantë të jashtëligjshëm hasin vështirësi në gjetjen e punës dhe përballimin e jetesës në MB. Ju mund të përfundoni duke fjetur rrugëve, madje duke lypur dhe duke ua dorëzuar paratë kontrabandistëve, ose të detyruar të bëheni skllevër. Mund të punësoheni nga punëdhënës kriminalë, të cilët paguajnë paga të ulëta ose nuk paguajnë fare dhe ju kërkojnë të punoni në kushte të rrezikshme. Ata mund t’ju kërkojnë shumë para për udhëtimin dhe akomodimin e papërshtatshëm.” – vazhdon njoftimi.

Çfarë ndodh nëse vini në Mbretërinë e Bashkuar nga një shtet i sigurt

Nëse arrini në Britani nga një shtet i sigurt dhe bëni kërkesë për azil, kërkesa mund të mos merret në konsideratë. Procesi i azilit nuk ofron më shumë avantazhe sesa proceset e azilit të çdo shteti tjetër evropian dhe ju duhet gjithmonë të kërkoni azil në shtetin e parë të sigurt që arrini. Nëse ia dilni të arrini në Britani, realiteti mund të jetë i ndryshëm nga ai që prisni.

Azilkërkuesit mund të lejohen të punojnë në Britani vetëm nëse nuk është marrë një vendim për kërkesën e tyre për më shumë se 12 muaj. Kjo duhet të jetë për arsye që nuk varen prej tyre. Nëse ju jeni në gjendje të punoni, mund të kryeni vetëm punët e afishuara në listën e mungesave profesionale.

Angazhimi në punë në Britani pa pasur të drejtën për të punuar përbën vepër penale. Emigrantët që punojnë në mënyrë të jashtëligjshme mund të burgosen deri në 6 muaj. Pagat nga puna e jashtëligjshme mund të sekuestrohen si të ardhura nga veprimtari kriminale nëse dikush ka informacione ose arsye të mjaftueshme për të besuar se një person është duke punuar në mënyrë të jashtëligjshme. Nëse zbulohet se një punëdhënës ka punësuar dikë në mënyrë të jashtëligjshme, punëdhënësi mund të gjobitet ose mund të përballet me ndjekje penale.

Vetëm personat me statusin e emigrantit të ligjshëm mund të marrin me qira një akomodim privat. Dhënia me dijeni e një prone me qira një emigranti të paligjshëm nga pronarët ose agjentët përbën vepër penale. Emigrantët e jashtëligjshëm në Britani nuk kanë akses në fondet publike. Gjithashtu, atyre pa statusin e emigrantit të ligjshëm mund t’u kërkohen pagesa nëse kanë nevojë për trajtim spitalor ose për kujdes shëndetësor dytësor gjatë kohës që janë në Britani.

Shërbime të tjera, si llogaritë bankare dhe lejet e drejtimit janë gjithashtu të kufizuara nëse ndodheni në Britani në mënyrë të jashtëligjshme.

Nga data 1 janar 2022, ju do të merreni në konsideratë për t’u zhvendosur në Ruandë nëse udhëtoni në mënyrë të jashtëligjshme drejt Britanisë dhe keni udhëtuar përmes ose keni një lidhje me një shtet të sigurt. Personave të zhvendosur në Ruandë do t’u përpunohet kërkesa për azil atje. Ruanda do të mbajë përgjegjësi të plotë për ta.

Personat të cilëve u refuzohen kërkesat për mbrojtje, do t’u ofrohet mundësia për të qëndruar në Ruandë ose për t’u kthyer në vendlindje – ata nuk do të kthehen në Britani pasi Ruanda të ketë vendosur për kërkesën e tyre. Nuk ka një limit për numrin e personave që mund të zhvendosen në Ruandë.

Sanksionet dhe dënimet me burg

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu është duke forcuar sanksionet dhe duke parashikuar vepra të reja penale për personat që hyjnë në territorin e saj në mënyrë të jashtëligjshme. Do të konsiderohet vepër penale hyrja me vetëdije në Britani pa një leje të vlefshme hyrjeje, kur kërkohet një leje e tillë. Mund të përballeni me deri në 4 vite burg dhe të zhvendoseni në një shtet të sigurt nëse mbërrini në mënyrë të jashtëligjshme.

Nëse kapeni duke ndihmuar kontrabandistët e njerëzve, për shembull duke vozitur anijen ose duke ndihmuar njerëz të tjerë që të paguajnë kontrabandistët, qeveria e MB-së mund të nisë procedim penal ndaj jush. Ju mund të përfundoni në burg para se të largoheni në një shtet të sigurt.

Loading...