Britania e Madhe nuk pret më, dërgon avionë dhe forca ushtarake në kufirin me Rusinë

Anijet e marinës mbretërore dhe trupat e ushtrisë britanike kanë mbërritur në Evropën Lindore, për të forcuar frontin lindor të NATO-s. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

“HMS Trent është në Mesdheun lindor, duke kryer stërvitje të NATO-s me helikopterët Merlin dhe Aeroplanët e Patrullës Detare RAF P8 Poseidon”, thuhet në deklaratë. HMS Diamond, një shkatërrues, do të bashkohet nga Portsmouth.

Tanke dhe automjete të blinduara “kanë mbërritur në Estoni nga Gjermania, me pajisje të tjera dhe rreth 1000 trupa që mbërrijnë gjatë ditëve në vijim”, shtoi ministria.

Në deklaratë thuhet më tej se avionët luftarakë Typhoon “që fluturojnë nga bazat në Qipro dhe në Mbretërinë e Bashkuar tani po patrullojnë hapësirën ajrore të NATO-s mbi Rumani dhe Poloni së bashku me aleatët e NATO-s.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha: “Forcat tona të armatosura po thirren edhe një herë në shërbim të kombit tonë dhe unë përshëndes guximin dhe ndjenjën e detyrës të ndarë nga i gjithë personeli ynë që është vendosur për të mbështetur NATO-n.”
Krahas aleatëve tanë të NATO-s, këto dislokime përbëjnë një pengesë të besueshme për të ndaluar agresionin rus që kërcënon sovranitetin territorial të shteteve anëtare, shtoi Wallace.

Loading...