Britania: Shqipëria është një vend i sigurt, Shqiptarëve nuk duhet t’u jepet azil

Komisioni i Çështjeve të Brendshme i “Home Office” në Britaninë e Madhe ka publikuar dje një raport në lidhje me kërkesat e azilkërkuesve shqiptarë në Angli.“Në asnjë rast nuk do të ofrohet azil për shqiptarët pasi Shqipëria është një vend i sigurt, nuk është në luftë dhe si vend kandidat aspiron për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian”,

thuhet në raportin e bërë publik. Britania e Madhe nuk ka asnjë bazë që të pranojë mijëra kërkesat për azil nga qytetarët shqiptarë konstaton Komiteti i çështjeve të brendshme. Gjithsesi theksohet se disa qytetarë shqiptarë kanë kërkuar azil me argumentin se janë viktima të trafikimit dhe se disa vajza dhe gra janë të rrezikuara nga ky lloj krimi. Gjithashtu në raport bëhet me dije se Britania e Madhe ka detyrimin të mbështesë viktimat e trafikimit dhe t’i kthejë në Shqipëri vetëm nëse do merren masat e duhur për t’i mbrojtur ata.

Në gjuhën e shifrave, vitin e kaluar një e katërta e 45,755 njerëzve që kaluan “La Manshin” me varka të vogla erdhën nga Shqipëria dhe shumica kërkuan azil. Brenda një viti numri i shqiptarëve që mbërritën ne Angli me gomone u rrit nga 800 në 12.301, një rritje kjo sa e papritur dhe e pashpjegueshme.

Gjithsesi në qershor 2022, 51% e kërkesave për azil nga shqiptaret u pranuan, një shifër e larte kjo nëse krahasohet me kombësitë e tjera europiane. Një arsye e fuqishme për të emigruar është ekonomia. Shqiptarët i ndërmarrin këto udhëtime të rrezikshme me gomone për të fituar të ardhura dhe dëshira për të ardhur në Britani do të vazhdojë shkruhet në raport derisa Shqipëria të bëhet më e begatë. Sipas raportit të “Home Office”,

vetëm 325 viza pune iu dhanë shtetasve shqiptarë vitin e kaluar, kjo tregon se vështirësitë për të siguruar një vize pune në sektorë si ndërtimi dhe bujqësia janë të mëdha. Si pasojë shqiptaret kanë zgjedhur rrugët klandestine për të emigruar drejt Britanisë së Madhe.

Loading...