Britaniku lë gruan me dy fëmijë për ukrainasen që strehuan në shtëpi

E strehuan në banesë pasi ajo u largua nga lufta, britaniku bie në dashuri me ukrainasen dhe lë gruan me dy fëmijë.
Dailymail shkruan se Tony Garnett, dhe partnerja e tij Lorna, morën Sofia Karkadym 22 vjeçe në fillim të majit, por vetëm 10 ditë më vonë martesa e tyre në dukje e lumtur u nda kur ai u largua me refugjaten.

Roja i sigurisë, i cili jeton në Bradford, West Yorkshire, thotë se ka rënë në dashuri me 22-vjeçaren dhe dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me të. Sofiia, e cila u largua nga qyteti i Lviv në Ukrainën perëndimore, tha se ajo “e dashuroi” Tonin sapo e pa atë dhe se dyshja po jetojnë historinë e tyre të dashurisë.

Familja e kishte marrë Sofian në një përpjekje për të ndihmuar ukrainasit e larguar nga pushtimi rus.

Loading...