Brusketa me domate dhe djath,ideale, të lehta dhe të shijëshme

Brusketat me domate dhe djathë janë një ushqim shumë i lehtë dhe i shijshëm.

Janë ideale për të gjithë ata që vuajnë nga stomaku ose problemet e ndryshme me tretjen.

Përbërësit:

4 kokrra domate të prera në kubikë,
Disa fleta borzilokë,
½ filxhani vaj ulliri,
2 lugë kafeje uthull balsamike,
200 gram djathë mocarela,
Kripë dhe piper.
Përgatitja:
Ndizeni furrën në 400 gradë Celsius.

Në një tas hidhni domatet, uthullën balsamike, 1 lugë gjelle vaj, borzilokun, kripën dhe piperin.
Trazojini mirë me njëra-tjetrën.

Lyejini fetat e bukës me pak vaj dhe vendosini në një tavë. Secilën prej tyre e lyeni sipër me djathë mocarela.
Lërini të piqen përreth 10 minuta, sa buka të jetë thekur dhe djathi të ketë shkrirë. Pasi t’i keni hequr nga furra secilës prej tyre i shtoni përzierjen me domate që përgatitët. Ju bëftë mirë!

Loading...