Budina, Edi Ramës: Je nga ata që kërkoje të vareshin komunistët

Regjisori Edmond Budina iu përgjigj sot kryeministrit Rama, pas shkrimit të një dite më parë të dedikuar për të nga kryeministri.

Në një intervistë për News 24, Budina thotë se Rama e ka ironizuar në shkrimin e tij, por mendon se formimi i tyre është i ndryshëm.

Ai thotë se kur u themelua PD-ja Rama është bërë pjesë e saj dhe mbahet mend për fjalimet e tij ku kërkonte varjen e komunistëve.

“Më duket ironi ajo shprehja që përdor ai, por nuk më shqetëson ky fakt. Ai më kujton edhe partinë që unë kam themeluar. Nuk e kam personale me ta, as me Ramën dhe as me Veliajn. Ai flet për PD që e themeluam bashkë, e di ai si tentoi të hynte në atë parti, ngriti zërin dhe kërkoi që të varen të gjithë komunistët, kështu tha duhet të fillojë një parti e re. Por unë kam tjetër formim, e respektoj vendimin e tjetrit.

Këtë shprehjen e përsëriti edhe te stadiumi Qemal Stafa më vonë, por unë nuk mund të jem me të, është zgjedhja e tyre se si të majtët kanë zgjedhur një njeri që do të varen komunistët. Ai shkatërroi një teatër, e ktheu këtu në skenë krimi dhe nuk ka asnjë alibi.

Kur ishte kaq i rrënuar ky teatër si ka mundësi që u rrezikuan jetët e spektatorëve? Pra je bashkëkriminel. Cilat janë të mirat që a sjellë? Mbyllja e Galerisë së Arteve? Rrogat e aktorëve që ka të përkohshme? Që s’ka asnjë financim për filmin? Që një pension special mund ta firmosë vetëm ai?”, tha Budina, duke shtuar se Rama po e trajton vendin si të ishte një sulltan.

Loading...