Budina tha se e kanë goditur kur mungonin kamerat, kurse shtoi se ndër të tjera janë goditur edhe gratë.
“Kam qenë në vitin 1991 në protesta dhe ka pasur letra kërcënimi, por askush nuk ka vënë dorë. Sido të ishte, dorë nuk ka vënë njeri.
Për çdonjërin nga ne ishin 3-4 policë. A thua se ne ishim trafikant droge, a ishim ata që merren me Toyota Yarisa ata që vjedhin paratë publike.
Policët ndoqën në fakt një metodë të sofistikuar. Ne ishim 40 vetë gati, ndërsa ata ishin afër 200.
Ishim shumë më pak. Ata përfituan se nuk kishte kamera dhe më goditën.
Edhe gratë i kapën e i hodhën këtej sikur të ishin lecka. E gjitha kjo nuk u kap nga kamerat. Të të marrin në atë formë është e tmerrshme. Jam tronditur tej mase”, tha Budina. /Balkanweb