Budina: Teatri dëshmori i parë simbolik i demokracisë, simbol i protestës

Regjisori Robert Budina ka folur para qytetarëve që e pritën së Shkodër për të firmosur peticionin duke thënë se teatri duhet të rikthehet si simbol i protestës në mënyrë që brezat e ardhshme të kuptojnë se populli mund të fitojë mbi pushtetet.

Budina bëri thirrje për formim qytetar dhe mendimit opozitar në mënyrë që populli të ketë në dorë politikën dhe jo anasjelltas. Ai tha se teatri dëshmori i parë simbolik i demokracisë.

“Për ta rikthyer teatrin aty ku ishte, siç ishte, po bëjmë një peticion që do ja çojmë të gjithë palëve të interesuar për të rikthyer Teatrin Kombëtar aty ku ishte. Shembja e Teatrit Kombëtar nuk ishte vetëm halli ynë por dhe i juaji.

Ne kemi 2 vjet e tre muaj që luftojmë për të mbrojtur kulturën dhe trashëgimin dhe kuptuam se me problemet që kishte shoqëria shqiptare ishte e pamundur të mbronim teatrin, prandaj dhe sulmi makabër i qeverisë ndodhi sepse ne themi thellësi të mangët në demokracinë shqiptare. Vetëm kultura mund të ishte termometri i një demokracie që nuk funksionon. Ne nuk kemi përdoru kurrë një gjuhë përçarëse, por gjuhën e kulturës, artit dhe fjalës dhe jo anës. Ka një sensibilizim të jashtëzakonshëm për këtë që ka bërë kryeministri shqiptar, jo vetëm në Shqipëri por në tërë kontinentin europian.

Teatri kombëtar ishte dëshmori i parë simbolik i demokracisë. Rikthimi i teatrit nuk ka të bëjë me çmendurinë e dy artistëve, por me rikthimin e simbolit të protestës duke e lënë aty do i tregojmë brezave se ne fitojmë mbi pushtetet. Ne kemi nevojë për ju dhe kemi nevojë që të firmosni peticioni. Kemi hapur një çështje juridike pasi kemi një tentativë për vrasje nga kryeministri, i cili filloi të shembte godinën në momentin kur ne ishim brenda. Duhet t’i heqim atyre të gjitha alibitë se jemi të përçarë. Ne duhet t’i kërkojmë llogari kujtdo që vjen në pushtet, formoni qytetari , mendimin e mençur, mendimin opozitar në çdo moment, vetëm atëherë do fitojmë dhe politika do jetë një mjet në duart e qytetarëve. Kjo është detyra jonë më e vështirë”, tha Budina.

Loading...