Presidenti Meta gjatë pritjes që i bëri në zyrën e tij vlerësoi Leskajn në rolin që ai luajti në modernizimin e KLSH.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, znj.Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues.
Presidenti Meta e falenderoi z.Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Nga ana e tij Leskaj e falenderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen maksimale institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit.
Arben Shehu u zgjodh në krye të KLSH pas disa muajve debate në distancë dhe rrëzimit të 3 kandidaturave të Ilir Metës. Shumica socialiste pranoi propozimin e fundit të Presidentit duke votuar Shehun në krye të këtij institucioni.